Ballina Lajme Demte kërkon të luajë më shumë dhe… titullin: Jam gati të sakrifikoj

Demte kërkon të luajë më shumë dhe… titullin: Jam gati të sakrifikoj

36
0
Our Sponsor

Mesfushori etiopian Belaj Demte ka qenë një nga elementët që është përdorur rrallëherë nga trajneri Ilir Daja në sezonin e kaluar te Skënderbeu. Këtë vit, ai pret të ketë më shumë hapësira duke llogaritur se nga radhët e korçarëve janë larguar shumë futbollistë.

“E vërtetë, nuk kam luajtur shumë por shpresoj të ndodhë në sezonin e ri, jemi në fazë përgatitore dhe unë do mundohem të bëj më të mirën time për të fituar minuta edhe në kampionat. Vjet patëm një ekip të mirë, zhvilluam një super sezon dhe u shpallëm kampion. Por besoj dhe shpresoj se do të dalim sërish kampion. Cilësia mbetet, ndaj e kemi detyrim të punojmë fort të gjithë për të dalë sërish kampion. Titulli nuk është opsion për Skënderbeun por obligim”, ishin fjalët e tij në konferencën e sotme për shtyp.

Our sponsor

“Janë larguar lojtarë cilësorë që na ndihmuan të arrinim objektivat tona ndaj na duhet t’i respektojmë gjithsesi shohim para, grupi mbetet cilësor dhe të gjithë lojtarët e afruar kanë kualitet dhe vijnë për të na ndihmuar për të shkuar drejt titullit. E rëndësishme është të fokusohemi në stërvitje dhe të punojmë fort për të vijuar me sukseset dhe arritjet e klubit në vitet e fundit.

Unë titullar? Nuk mund ta them, unë punoj fort më pas është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Mund të luaj dhe në qendër edhe në krah por është trajneri ai që vendos. Nëse ma kërkon, do sakrifikoja për të”, deklaroi Demte.

Artikulli paraprakNdeshje miqësore!
Artikulli tjetërShehi: E nisim me një rival, tregojmë forcë ndaj Partizanit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu