Ballina Europe Skënderbeu-Dinamo, test për Shqipëri-Serbi

Skënderbeu-Dinamo, test për Shqipëri-Serbi

175
0
Our Sponsor

Mediat kroate gjykojnë se ndeshja e së mërkurës vlen shumë edhe si një provë para asaj me serbët, që luhet në të njëjtin stadium

 

Reputacioni që po ndjek tifozët e Dinamos së Zagrebit është i njohur për policinë shqiptare. Eshtë një duel kualifikues i Ligës së Kampioneve mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, që po përjetohet si një test para përplasjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet në të njëjtin stadium në muajin tetor, pra në “Elbasan Arena”. Shqipëria ka probleme të mëdha me tifozët e saj, çka u duk qartë edhe disa ditë më parë në ndeshjen e Ligës së Europës, Kukësi-Legia e Varshavës, e ndërprerë për shkak të goditjes në kokë të një lojtari polak. Në “Elbasan Arena”, ata 700 tifozë, të cilët pritet të mbërrijnë nga Zagrebi, nuk do të lejohen të futen pa pasur kuponin përkatës nga klubi i Dinamos, sigurisht për t’u konfirmuar që janë tifozë të tij. Për më tepër, klubi korçar ka prenotuar 250 stjuartë, ndërkohë që do të dyfishohet numri i policëve. Eshtë një masë sigurie vërtet e lartë, duke marrë parasysh që 12 mijë vende janë në stadium. Mediet kroate jo më kot e kanë cilësuar si një provë ndeshjen e së mërkurës së ardhshme në “Elbasan Arena”, pasi do të shihen masat e sigurisë në të njëjtin stadium, ku do të luajë edhe Kombëtarja në muajin tetor. Por korçarët janë të bindur se do t’ia dalin njësoj si me Milsamin, ku UEFA e përshëndeti klubin kampion pas përfundimit të takimit për organizimin dhe masat që kishte marrë.

Our sponsor
Artikulli paraprakLista Champions, Skënderbeu federon edhe Olainkën
Artikulli tjetër“Pikate” për Skënderbeu-Dinamo Zagreb sipas UEFA-s

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu