Mbërrin edhe Salihi, kompletohen kampionët
Our Sponsor
Skënderbeu ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Dinamos së Zagrebit, që do të luhet të mërkurën e ardhshme. Të enjten trajneri Josa ka punuar me një grup, titullarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e Superkupës, ndërsa pjesa tjetër ka bërë vrapime shkrythëse dhe më pas ndaluan në plazh. Dje e gjithë skuadra ka qenë nën urdhrat e trajnerit të kampionëve, pasi ka mbërritur pas një dite leje edhe sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i Championsit, Hamdi Salihi. Ai ishte në Shkodër dhe dje është bashkuar me grupin. Stërvitja e djeshme ka qenë me ngarkesë dhe lojtarët janë dukur të preokupuar maksimalisht. Trajneri ka punuar thuajse në gjithë fushën për më shumë se 100 minuta, duke i lodhur jo pak të tijtë. Në fund, Josa u ka kujtuar të tijve se seanca e radhës do të jetë ajo e ditës së sotme, në orën 18:00. Prej disa ditësh vazhdon të stërvitet me grupin edhe Andi Lila, i cili pret të zgjedhë ekipin e tij të ri.