Ballina Intervista Daja: Humbja si rrjedhojë e problemeve të organizimit, Bylisi na dominoi në...

Daja: Humbja si rrjedhojë e problemeve të organizimit, Bylisi na dominoi në fushë!

36
0
Our Sponsor

Ilir Daja është mjaft i mërzitur me disfatën e skuadrës së tij ndaj Bylisit në Korçë, por përmend edhe disa faktorë që kanë ndikuar, si mungesa e kohës në përgatitore dhe organizimi i vonuar. “Është krejt normale, ne mund të kishim pësuar edhe më shumë gola, ashtu si edhe mund të kishim shënuar. Bylisi e meritoi gjithçka. Duhet që të bëjmë një analizë. Në 6 gusht nisëm përgatitjet dhe një muaj e gjysmë pa pushim. Ekipi ka punuar me ngarkesa të plota. Kemi bërë tre ndeshje në javë me të njëjtët lojtarë. Të gjitha këto u panë në fushën e lojës, ku Bylisi fitoi të gjitha dyluftimet”.

Kundërshtari

“Kundërshtari i ka filluar përgatitjet më herët se ne dhe kjo u pa në fushën e lojës dhe me lëvizjet e tyre në çdo cep të fushës. Bylisi luajti me 3 qendra, kishte presing si ekip dhe 3 sulmues para. Manovra e tyre u lexua, por që problem ishte që edhe lojtarët tanë nuk kishin mundësi t’i bënin ballë. Muzaka që nuk para lodhet, sot u lodh dhe ky ishte momenti që na cedoi. Kundërshtari fitoi shumë terren në fushë dhe bëri mirë në çdo aspekt”.

Our sponsor

Ndërprerja

Kampionati ndërpritet për dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ndaj edhe sipas Dajës kjo periudhë do të shfrytëzohet mjaft mirë. Kemi bërë dy ndeshje brenda dhe një në transfertë. Që do të thotë se, ne do humbnim në transfertë do kishim fituar dy ndeshje brenda. Kemi 70-80% lojtarë me eksperiencë në formacionin e parë dhe për të qenë më mirë, dhe me një gjendje tjetër fizike do të jemi edhe më mirë. Përveç kësaj janë edhe disa lojtarë të rinj që do të shtojnë rivalitetin dhe skuadra do të jetë më solide. Pavarësisht se në Korçë nuk e pranojnë një humbje të atillë, duhet që të jemi gjakftohtë. Kam biseduar edhe me lojtarët pas ndeshjes dhe kjo humbje duhet harruar sa më parë dhe të mendojmë për të ardhmen”.

Mbrojtja

Daja që kur ka nisur kampionati ka theksuar se prapavija është reparti problematik, për shkak se mungon cilësia por edhe sasia e lojtarëve për të përballuar garën. Dhe në fakt kjo u vu re edhe sot, kur disa lojtarë që luajnë në mesfushë janë adaptuar në mbrojtje. “Dita nuk është në pozicionin e duhur, vetëm Pollozhanin kishim në pozicionin e duhur dhe kjo është shumë pak për ne.”

Artikulli paraprakOto Xhon: Mezi e presim Kukësin, ky Skënderbe shumë shpejt nis ngjitjen!
Artikulli tjetërNga Rapo te Hakaj, ja objektivat e Skënderbeut në merkato (E PLOTË)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu