-Skënderbeu dhe Dinamo Zagreb takohen për herë të parë mes tyre, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë e korçarëve kundër një skuadre kroate në kompeticionet Europiane.
-Dinamo Zagreb është përballur më parë me Tiranën, kundërshtari i parë dhe i vetëm i ekipit kroat në kompeticionet evropiane, kur në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve 1996-1997, ajo triumfoi në të dyja ndeshjet nga bardhebluve me rezultatin e përgjithshëm 10-2.
-Hera e fundit që Dinamo Zagreb është kualifikuar në grupet e Ligës së Kampionëve ka qenë në sezonin 2012-2013, ndërsa në atë pasardhës, u eliminua në raundin e fundit nga Austria e Vjenës.
-Skënderbeu, prej 7 ndeshjesh nuk pëson humbje në shtëpi në kompeticionet Europiane. (6 fitore, 1 barazim)
-Dinamo Zagreb nuk është mposhtur në asnjë takim nga katër të luajtur këtë sezon në eliminatoret e Ligës së kampionëve. (1 fitore, 3 barazime)
-Ekipet shqiptare nuk kanë pësuar asnjë humbje me skuadrat kroate në pesë ndeshjet e fundit.
-Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas është formuar si lojtar tek akademia e Dinamos së Zagrebit.
-Sabien Lilaj ka luajtur më parë te Lokomotiva e Zagrebit me dy lojtarë që tashmë janë pjesë e Dinamos së Zagrebit, Domagoj Antoliç dhe Josip Pivariç.
-Dinamo Zagreb ka në përbërje 18-vjeçarin shqiptar Endri Çekiçin, i ati i të cilit në të kaluarën ka luajtur me Skënderbeun.
-Kapiteni i Dinamo Zagrebit është Arijan Ademi, lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë, por në fakt është shqipfolës.