Pas pak ditësh në qytetin e Korçës do të fillojë zbatimi i projektit prej 12 milionë eurosh që do të përdoret për stadiumin “Skënderbeu”, për ta kthyer atë me standarde europiane, për pallatin e sportit të Korçës dhe për komplekset sportive rreth stadiumit. E rëndësishme është që stadiumi “Skënderbeu” do të ketë pas disa muajsh dhe një stadium prej 12 mijë vendesh.