Ballina Kupa e Shqiperise Prova e së vërtetës, Skënderbeu shfaq objektivat në Superkupë

Prova e së vërtetës, Skënderbeu shfaq objektivat në Superkupë

181
0
Our Sponsor

Në kampin korçar nuk e pranojnë faktin se skuadra nuk do të luftojë për titullin kampion dhe kupën e Shqipërisë. Presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri Orges Shehi shprehen optimistë dhe tregojnë se do të jenë pretendentë.

Tifozëve të Superiore u takon të jenë skeptikë duke parë situatat që kanë përfshirë klubin korçar. Merkatoja ka qenë shumë më e fortë në dalje, pasi futbollistët kryesorë janë larguar, ndërsa kanë mbetur vetëm disa nga titullarë nga sezoni i vjetshëm.

Korçarët kanë afruar futbollistë të rinj dhe e pranojnë se vëmendja e tyre kryesore do të jetë te lufta me UEFA-n. Të dielën, trajneri Orges Shehi do të ketë premierën në krye të klubit kundër Laçit. Takimi i parë zyrtar, pasi do të ndeshen për Superkupë. Në 90 minuta do të shihen pretendimet dhe objektivat e vërteta të korçarëve, pasi duhet parë forca e grupit për të kuptuar se deri kur do të shkojë kjo skuadër.

Our sponsor

 

Artikulli paraprakDrejtori Përmeti: Skënderbeu i ka financat e sigurta
Artikulli tjetërKapiteni Radas: Tashmë është standard, titulli është detyrim për Skënderbeun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu