Our Sponsor
Merkatoja e Skënderbeut pritet të marrë një trajektore të çuditshme, sigurisht në kuptimin e mirë. Surprizë pritet të jetë rikthimi i ish-kapitenit Vangjel Zguro.
“Ksskendeebeu.com” ka mësuar nëse palët kanë biseduar dhe është gjetur akordi që mbrojtësi pogradecar të kontribuojë për Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë.
Pas rënies nga Superiorja Zguro u largua drejt Amerikës, por me sa duket “parajsa” e 29- vjeçarit është Korça.
Our sponsor
Gazeta mëson se ish-kapiteni ka folur me presidentin Takaj dhe është bindur që të vishet sërish bardhekuq.
Një arsye më shumë dhe bindëse për rikthimin e Zguros te Skënderbeu është edhe trajneri Migen Memelli.
Me sa duket rikthimi i Memellit në stol e ka bindur mbrojtësin pogradecar që të lërë sërish Amerikën dhe të kontribuojë për juglindorët dhe ta kthejnë direkt Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar.