Ballina Football Skënderbeu zbarkon në Korçë/ 4 seanca stërvitore para Vllaznisë

Skënderbeu zbarkon në Korçë/ 4 seanca stërvitore para Vllaznisë

894
0
Our Sponsor

Bardhekuqtë kanë lënë pas humbjen e fundit ndaj Partizanit, një humbje që sigurisht ka pengjet e veta dhe tashmë e quajnë një kapitull të mbyllur. Kjo edhe për atë se spejt vjen ndeshja e radhës dhe Skënderbeu ndeshjen e javës së tretë do ta luajë ditën e shtuë në orën 20:00.

 

Qysh sot skuadra do të zbresë në fushë për të marrë ngakresë të plotë, ndërkohë që do të ketë edhe një analizë për ndeshjen e fundit në kryeqytet dhe për atë humbje që erdhi në minutën e 93-të.

Our sponsor

 

Stafi teknik gjatë këtyre ditëve do të punojë shumë edhe në aspektin priskologjik, pasi skuadra në fakt ka lënë jo pak, por tre pikë në dy javët e para. Themi këtë pasi me Elbasanin, bardhekuqtë fitonin 1-0 dhe morën vetëm 1 nga tre pikë që e merritonin.

Në ndeshjen e fundit Skënderbeu ndaj Partizanit ishte në barazim 1-1 deri në minutën e tretë shtesë dhe në fund fitoi Partizani, pra u la e pakta edhe një pikë në këtë ndeshje. Janë pikë që vërtet do të vlenin shumë, por ja që falë edhe fatit skuadra nuk i ka.

 

Tashmë nga sot Skënderbeu do të dalë në stërvitje në orët e pasdites dhe do të jenë plot 4 seanca stërvitore deri të shtunë ditë kur do të luhet edhe ndaj Vllaznisë. Dy ndeshjet e radhës Skënderbeu do ti luajë në shtëpi, së pari ndaj Vllaznisë dhe më pas do të presë Teutën po në shtëpi.

 

Ka ardhur absolutisht momenti i pikëve për Skëndebeun dhe skuadra tashmë duhet të përqëndrohet maksimalisht së pari te Vllaznia që luan të shtunën.

 

Suksese Skënderbe!

Artikulli paraprakDy javë një pikë, korçarët duhet të kenë tashmë shumë përqëndrim
Artikulli tjetërNga rikthimi i Uzunit deri te vendimi për Brojën dhe pezullimi i Dakut, Sylvinho rezervon surpriza për ndeshjet e shtatorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu