Ballina Demtime Formacioni, Progni mban “peng” korçarët, lojtari vijon të përgatitet i diferencuar

Formacioni, Progni mban “peng” korçarët, lojtari vijon të përgatitet i diferencuar

144
0
Our Sponsor
gerhard progni

Kur mbeten vetëm dy ditë përgatitje nga ndeshja kundër Partizanit në kampin bardhekuq, e gjithë vëmendja është e përqendruar te rikuperimi në kohë i Gerhard Prognit. Mesfushori bardhekuq ka vijuar edhe dje i diferencuar nga grupi dhe sërish ndiente dhimbje në gjurin e majtë. Kjo situatë e lojtarit po e mban pezull gjithë stafin e skuadrës korçare rreth formacionit për sfidën ndaj Partizanit.

Rikuperimi i tij do të përkthehej ndryshe në një mundësi për trajnerin Josa për të përgatitur më me qetësi formacionin. Për momentin, mund të themi se gjendja e lojtarit po mban “peng” gjithë skemat e trajnerit Mirel Josa dhe formacionin e titullarëve kundër Partizanit.

Duke parë mungesat e sigurta të tre lojtarëve, Nimaga, Abazi dhe Vangjeli, mosprania e Prognit do të ishte e tepërt për bardhekuqtë, që do të gjendeshin zbuluar në mesin e fushës. Nga ana tjetër, Bernard Berisha është thuajse i rikuperuar, pasi problemi i tij ka qenë më i vogël se i Prognit…

Our sponsor

 

Artikulli paraprakSkënderbeu-Partizani, kaos biletash, reagon Përmeti: Nuk mund të lëmë korçarët jashtë
Artikulli tjetërAlarm për Shkëmbin, Josa fikson formacionin, kapiteni nuk u stërvit dje me grupin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu