Ka humbur dje raste të shumta për shënim, si në asnjë ndeshje tjetër, por gjithsesi nuk është dëshpëruar në fund, pasi skuadra ia ka dalë. Kosovari Bernard Berisha, pas fitores në premierën e Superligës, është shprehur: “Ia arritëm qëllimit për të fituar, pavarësisht se pjesën e dytë u lodhëm pak, por kemi bërë një ndeshje tepër të mirë. E kemi dominuar kundërshtarin plotësisht dhe e merituam fitoren. Në ditët në vijim do të kemi kohë të marrim forca dhe të përmirësohemi më shumë. Në pjesën e parë patëm shumë raste, ku unë humba dy-tri raste. Kjo do të thotë se duhet të përmirësohem para portës. Duhej të kisha shënuar dy gola, por do të vijnë në ndeshjet e radhës. Përveç rasteve kam marrë edhe shkelma dhe grushte, ashtu sikundër e patë edhe ju. Por kjo nuk më mërzit aspak, përkundrazi më motivon të eci përpara.”