Ballina Lajme Skënder Gega largohet nga stoli, Gentian Liçi merr drejtimin e Skënderbeut

Skënder Gega largohet nga stoli, Gentian Liçi merr drejtimin e Skënderbeut

120
0
Our Sponsor

Skënder Gega i ka dhënë sot lamtumirën Skënderbeut, duke ndërprerë bashkëpunimin me klubin korçar. Trajneri nuk ia doli që të mbante lart skuadrën korçare e kështu vendosi që të largohet nga drejtimi i ekipit pasi bisedoi me drejtuesit dhe ua komunikoi këtë edhe vetë futbollistëve.

Më pas, në rrjetet sociale, ai publikoi një mesazh për të gjithë tifozët e dashamirësit e Skënderbeut që kanë ndjekur ekipin në gjithë këto vite në elitë.

“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e KF Skënderbeu! Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin.

Our sponsor

Nuk ia dolëm dot për disa arsye por jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do të kthehet edhe me i fortë. Faleminderit të gjithëve. Respekt”, shkruante Gega në mesazhin e tij.

Ndërkaq, mësohet nga burime në kampin bardhekuq, se në tre javët e mbetura të kampionatit, skuadrën korçare ta drejtojë Gentian Liçi, i cili prej shumë vitesh ka qenë zëvendëstrajner në këtë klub

Artikulli paraprak“Privilegj dhe kënaqësi”, mesazhi i Gegës pas vendimit për të ardhmen te Skënderbeu: Ky klub e qytet meriton vendin që i takon
Artikulli tjetërEKSKLUZIVE/ “Dëmi u bë! Skënderbeu, një model larg… urrejtjes”, Gega: Të rrinë të qetë në FSHF sepse…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu