Ballina Lajme Gati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro

Gati një shitje, Skënderbeu përfiton mijëra euro

108
0
Our Sponsor

Skënderbeu edhe pse i dënuar me dhjetë vite nga UEFA për të mos marrë pjesë në kompeticionet e organizuara nga vetë ajo, ka arritur që të shesë futbollistë të rëndësishëm këtë sezon duke përfituar mijëra euro.

Nëse Sabien Lilaj iku me kosto zero për shkak se i përfundoi kontrata, James Adeniyi iu bashkua Qabala-s për 350 mijë euro. Ndërkohë që në kampionatin grek u shit Suad Sahiti dhe Enis Gavazaj u dha në huazim me të drejtë blerjeje në Rusi.

Our sponsor

Ora tashmë është e mesfushorit nga Mali Bakary Nimaga. 23-vjeçari që luan në qendër të repartit të mesufshës kërkohet nga kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Shuma që ofrohet për të nga moldavët është 300 mijë euro. Normalisht që e kënaq buxhetin e Skënderbeut, duke menduar që kontrata e Nimaga-s përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm.

I vetmi ngërç për transferimin e mesfushorit është se Sheriff është i angazhuar në Champions League, ku ndeshjen e shkuar e kanë humbur 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës. Pritet që të zhvillohet ndeshja e kthimit dhe më pas çdo gjë do të marrë fund.

Artikulli paraprakOrges Shehi, në gjurmët e… Xhani De Biazit
Artikulli tjetërShehi ka për herë të parë grupin e plotë, kërkohen edhe 2 miqësore para Superkupës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu