Ballina Football Gvodenoviç: Humbëm 2 pikë. Do ishte dhurata më e bukur për diltëlindje...

Gvodenoviç: Humbëm 2 pikë. Do ishte dhurata më e bukur për diltëlindje nëse do të fitonim

854
0
Our Sponsor

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç është parë paksa i mërzitur pas barazimit të sotëm në javën e parë. Më keq njëshit të stolit i erdhi në fund për dy pikët e lëna, ndërkohë që e dëshironte fitoren në ditën e ditëlindjes:

 

“Në pjesën e parë ishim më mirë se Elbasani. Për mendimin tim ishim shumë pranë golit me Rashicën, gjithashtu dhe me Nikajn. Kur vjen goli, vjen nga 4 korne radhazi dhe nga një top i dytë. Ndoshta zëvendësimet duhet të bëheshin pak më shpejt pasi Yuri ishte pak i lodhur. Elbasani ishte i fortë në topa të gjatë. Pastaj erdhi një krosim i bukur nga lojtari i Elbasanit dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Our sponsor

 

Ishte një ide të luanim me 3 mbrojtës, por e thashë që Elbasani është skuadër e mirë dhe me eksperiencë. Por nuk mendoj se ishte më mirë se Skënderbeu. Nga minuta e 80-të e deri në fund menduam më shumë si të mbanim rezultatin. Unë nga jashtë nuk e shikoj Elbasanin dominues apo me raste për gola.

 

Do ishte dhuratë e mirë për ditëlindjen time nëse do të fitonim, por ky është futbolli. Kur festova shumë te goli ynë, ndoshta ishte dhe prej ditëlindjes. Por, sot kishim edhe presion, ishim të emocionuar pas golit ishte reagim natyral i imi dhe nga lojtarët.”- u shpreh Gvozdenoviç.

Artikulli paraprakZBULONI javën e dytë të superligës/ Ja kur luhen 5 ndeshjet dhe kur luhet Partizani-Skënderbeu!
Artikulli tjetërJa kur e arrijnë formën maksimale ekipet sipas trajnerëve të superligës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu