Ballina Football ZBULONI javën e dytë të superligës/ Ja kur luhen 5 ndeshjet dhe...

ZBULONI javën e dytë të superligës/ Ja kur luhen 5 ndeshjet dhe kur luhet Partizani-Skënderbeu!

2295
0
Our Sponsor

Ndërkohë që java e parë u sfumua mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e orës 20:00, tashmë të gjitha skuadrat do të fillojnë të mendojnë për javën e dytë, pasi vjen shpejt.

 

Janë zbuluar, ditët dhe oraret kur do të luhet java e dytë, teksa të dielën dhe të hënën do të jenë sërish dy ditët që do të luhen të 5 ndeshjet e javës së dytë.

Our sponsor

 

Për të gjithë tifozët e Skënderbeut, bardhekuqtë do të luajnë të dielën në orën 20:00 te “Arena e Demave” në transfertën me Partizanin.

 

Në fakt, java e dytë do të nisë të dielën në orën 17:00 me ndeshjen e parë të javës Egnatia-Laçi për tja lënë në mbrëmje dy ndeshjeve të tjera. Në Shkodër do të luhet klasikja Vllaznia-Tirana dhe në të njëjtën orë në orën 20:00 Partizani do të presë Skënderbeun në shtëpi.

 

Ditën e hënë do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës, ku Bylisi do të presë Dinamon në Ballsh, takim që do të startojë në orën 17:00. Dita e hënë do të mbyllet me takimin e mbrëmjes të orës 20:00 në “Elbasan Arena”, ku vendasit do të presin Teutën.

 

Më poshtë sjellim ndeshjet e javës së dytë, oraret dhe datat:

JAVA E DYTË E SUPERLIGËS

E DIEL 25 GUSHT 2024 

EGNATIA-LAÇI ORA 17:00

VLLAZNIA-TIRANA ORA 20:00

PARTIZANI-SKËNDERBEU ORA 20:00

 

E HËNË 26 GUSHT 2024 

BYLIS-DINAMO ORA 17:00

ELBASANI – TEUTA ORA 20:00

Artikulli paraprakLAJM I HIDHUR QË NË MËNGJES/ Lamtumirë Legjenda Teodor Vaso! Na iku dhe një Ikonë!
Artikulli tjetërGvodenoviç: Humbëm 2 pikë. Do ishte dhurata më e bukur për diltëlindje nëse do të fitonim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu