Ballina Lajme Vila: Jam i kënaqur te Skënderbeu, presidenti Takaj ka treguar se di...

Vila: Jam i kënaqur te Skënderbeu, presidenti Takaj ka treguar se di të bëjë ekip për Europë

36
0
Our Sponsor

Te Skënderbeu ka nisur një eksod masiv, por për mesfushorin Emiliano Vila, ky klub mbetet një nga më të rëndësishmit në futbollin shqiptar dhe do të jetë përsëri pretendent për titull. Në konferencën e sotme për shtyp, ai deklaroi se skuadra do të ishte përsëri pretendente dhe se ishte i sigurt që Takaj do të ndihmonte një ekip për të marrë pjesë në Europë, me bindjen se korçarët do të kthehen shpejt aty.

Për vazhdimësinë te Skënderbeu
“Duke e ditur që Skënderbeut pak a shumë i janë larguar disa lojtarë, grupi po bëhet. Unë personalisht ndjehem mirë këtu, shikoj punën time, për në Shqipëri jam i kënaqur ku jam, pasi një ekipi si Skënderbeu kohët e fundit ka qenë ndër më të mirët. Shpresoj që dita-ditës të afrohen lojtarë të tjerë dhe të bëjmë një grup sa më të fortë. Për në Shqipëri besoj se ndjehem shumë mirë te Skënderbeu”.

Our sponsor

Për rolin e Shehit si trajner
“Shehi ka shumë vite këtu dhe njeh sidomos ambientin e Korçës e ekipit. Më mirë se ai nuk e njeh kush tjetër. Jam i kënaqur se si po stërvitemi, jemi të gjithë dhe besoj se dita-ditës do të bëjmë më mirë. Është edhe puna jonë të ndihmojmë Shehin”.

Për pretendimet e skuadrës
“Presidenti Takaj ka kaq vite që shpall ekipin kampion, e ka dërguar edhe në grupet e Europa League. E ka treguar që do të bëjë ekip pretendent”.

Për përforcimet e ekipit
“Ka lojtarë të rinj që vijnë dita-ditës në provë, edhe nga të rinjtë. Por një pjesë e grupit ka qëndruar, me disa afrime grupi bëhet”.

Objektivi i këtij sezoni
“Skënderbeu ka disa vite që shpallet kampion, kështu që çdo kampionat futet për të fituar përsëri”

Artikulli paraprakGavazaj tregon merkaton dhe thumbon të larguarit: Unë nuk do ikja pa u përshëndetur
Artikulli tjetërTakaj bind edhe Vangjelin, futbollisti nisi që sot stërvitjen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu