Ballina Demtime Ka ankth për futbollistin e Tomorit, Hysolli tregon dëmtimin: Po ndiqem nga...

Ka ankth për futbollistin e Tomorit, Hysolli tregon dëmtimin: Po ndiqem nga mjekët e Skënderbeut

200
0
Our Sponsor

Ka ankth për Kevin Hysolli. Mesfushori ka pësuar një dëmtim dhe kjo e detyroi që të mos luante me Apoloninë. Lojtari i linjës së djathtë është kthyer në Korçë, ku po ndiqet nga stafi mjekësor i Skënderbeut.

 

Pas ekzaminimeve të para dhe kryerjes së rezonancës magnetike, do të zbulohet edhe shkalla e lëndimit. Trajneri Klodian Arbëri shpreson që ta ketë gati për Besën. Por kjo nuk mund të thuhet me siguri. Ky takim është konsideruar si shumë i rëndësishëm nga Tomori, ndaj edhe aktivizimi i Hysollit pritet me shumë interes. I shqetësuar për gjendjen e tij është edhe vetë korçari, që për “Panorama Sport” pohon se po pret me padurim t’i bashkohet sa më parë ekipit.

Our sponsor

“Dëmtimi më ka dëshpëruar, por më duhet të falënderoj në radhë të parë stafin mjekësor të skuadrës së Skënderbeut, të cilët janë duke më ndjekur. Ata po bëjnë gjithçka, që të kryej jo vetëm ekzaminimet, por edhe të rikuperohem sa më shpejt.

Momentalisht jam në pritje të përgjigjes së rezonancës, për të parë shkallën e dëmtimit dhe në bazë të kësaj do të mësojmë edhe kohën e rikuperimit. Shpresoj që gjithçka të ecë mbarë, pasi jam në luftë me kohën për t’u rikthyer sa më shpejt te Tomori e për t’i shërbyer skuadrës për ndeshjen e radhës me Besën. Besoj shumë te një rikthim i shpejtë, por gjithçka do të vendoset nga mjekët. Për mua është në favor edhe ndërprerja e kampionatit, sepse kështu fitoj kohë”, ka përfunduar mesfushori.

 

Artikulli paraprakSulmi “luftë”, Xhantu shton konkurrencën/ Ja situata te Skënderbeu
Artikulli tjetërHumb jetën ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu