Ballina Kampionati Në Korçë besojnë te mrekullia/ Skënderbeu me laps në dorë, ja llogaritë...

Në Korçë besojnë te mrekullia/ Skënderbeu me laps në dorë, ja llogaritë për mbijetesën

117
0
Në Korçë besojnë te mrekullia/ Skënderbeu me laps në dorë, ja llogaritë për mbijetesën
Our Sponsor

Skënderbeu është duke përgatitur ndeshjen e radhës ndaj Tiranës jo vetëm në fushë, por edhe me laps e letër në dorë.

 

Pas largimit edhe dy pikë të tjera të kundërshtarëve direktë për mbijetesën tashmë situata duket disi më e vështirë për bardhekuqtë.

Our sponsor

Në kushte të tilla, e nevojshme është që veç punës në terren, korçarët të bëjnë edhe llogaritë e pikëve se si mund të shpëtojnë sezonin dhe të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar për këtë vit.

 

 

Veçse në fushë edhe në letër situatat duken tejet të vështira, por besimi në kampin bardhekuq vijon ende të jetë në majë. Të gjithë besojnë se mund të arrihet mbijetesa dhe të qëndrojnë në kategori ndoshta edhe përmes “play out”-it. Sigurisht që llogaritë e bardhekuqve janë disi të komplikuara.

Klubi shpreson që në katër ndeshjet e radhës Skënderbeu të marrë minimalisht 8 pikë për të arritur në kuotën e 28 pikëve deri para sfidës direkte me Kastriotin.

Kjo përkon pikërisht edhe me përballjen mes dy ekipeve që qëndrojnë në vendin e shtatë dhe të tetë të klasifikimit. Në kushte të tilla, bardhekuqtë janë të vendosur të japin maksimumin për të marrë fitoren ndaj Tiranës si e vetmja rrugë për të besuar ende në shpëtimi i sezonit.

Më pas është transferta e vështirë përballë Partizanit atje ku edhe një pikë do të ishte e kënaqshme për Skënderbeun e Gegës.

Pas këtyre dy ndeshjeve vjen përballja e parë direkte me Egnatian në Korçë, ndeshje që kurrsesi nuk duhen lënë pikë rrugës, por vetëm objektivi maksimal, fitorja.

Me të tilla llogari dhe me një ndeshje për t’u luajtur në Shkodër korçarët do të shihnin veten në një pozitë më të mirë në përballjen me Kastriotin në Korçë për të tentuar qëndrimin në Superiore.

Por, pavarësisht llogarive, tashmë asgjë nuk varet vetëm nga këmbët e Skënderbeut. Janë ekipet e tjera ato që duhet të gabojnë dhe të dhurojnë pikë në favor të Skënderbeut për të bërë të mundur rikuperimin.

Në praktikë gjithçka bëhet edhe më e vështirë javë pas jave. Sidomos kur sheh që ekipi është i përgjysmuar gati dhe mungesat janë shumë me peshë për trajnerin Gega.

 

Artikulli paraprakDëmtimet alarmojnë Skënderbeun përpara Tiranës, titullari i korçarëve mund të humbasë sezonin
Artikulli tjetër“Të gjitha për të gjitha”! Duhet të evitojë rënien në Kategorinë e Parë, Skënderbeu nuk ka më për të humbur ndaj Tiranës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu