Our Sponsor
SeArdit Nikaj është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi kthehet kështu në tjetër hall për Ivan Gvozdenoviç te Skënderbeu, që e ka aktivizuar titullar në 8 takimet e Superiores.
Sfida e radhës është mjaft delikate. Luhet më 20 tetor kundër Bylisit në transfertë, teksa kujtojmë se ballshiotët ndodhen një vend më poshtë se Skënderbeu me dy pikë më pak.
Our sponsor
Koha nuk premton shumë për rikuperimin. Mbetet për t’u parë çfarë alternative do të zgjedhë Gvozdenoviç, nëse Nikaj nuk do të jetë i gatshëm.












