Ballina Kampionati Polemika te korçarët, Martins bëhet çështje, sulmuesi s’e pranoi zëvendësimin

Polemika te korçarët, Martins bëhet çështje, sulmuesi s’e pranoi zëvendësimin

52
2
Our Sponsor

Polemika te Skënderbeu pas ndeshjes në Laç, sulmuesi Diego Martins bëhet çështje. Gjithçka ka nisur në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë, teksa burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit treguan dje se braziliani nuk e ka pranuar zëvendësimin.

Pasi është njoftuar nga pjesëtarët e stafit se nuk do të jetë në fushë në fillimin e pjesës së dytë, kur Josa preferoi të aktivizonte kosovarin Liridon Latifi, menjëherë Martins i ka kërkuar llogari trajnerit në tunel.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Josa është befasuar nga sjellja e sulmuesit dhe aty për aty i është përgjigjur se ai nuk mund të vazhdonte lojën, pasi kishte bërë një performancë të dobët gjatë pjesës së parë.

Our sponsor

Në fakt, në të vetmin rast që Skënderbeu pati në 45 minutat e para në Laç, Martins shpërdoroi para Vujadinoviçit, edhe pse i ndodhur vetëm tri metra larg portierit malazez të kurbinasve. Ka mjaftuar nervozizmi i Martins që çështja të shkojë deri te drejtuesit më të lartë të klubit…

 

Artikulli paraprakTronditet Skënderbeu, të gjithë “memecë”
Artikulli tjetërProbleme pa fund për korçarët, Progni e Berisha s’ia dalin

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu