Skënder Gega i ka dhënë sot lamtumirën Skënderbeut, duke ndërprerë bashkëpunimin me klubin korçar. Trajneri nuk ia doli që të mbante lart skuadrën korçare e kështu vendosi që të largohet nga drejtimi i ekipit pasi bisedoi me drejtuesit dhe ua komunikoi këtë edhe vetë futbollistëve.
Më pas, në rrjetet sociale, ai publikoi një mesazh për të gjithë tifozët e dashamirësit e Skënderbeut që kanë ndjekur ekipin në gjithë këto vite në elitë.
“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e KF Skënderbeu!
Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin. Nuk ia dolëm dot për disa arsye por jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do të kthehet edhe me i fortë. Faleminderit të gjithëve. Respekt”, shkruante Gega në mesazhin e tij.