Ballina Kampionati Skënderbeu e ka gati pasuesin e Souesë, kthehet nigeriani i huazuar në...

Skënderbeu e ka gati pasuesin e Souesë, kthehet nigeriani i huazuar në Maqedoni

36
0
Our Sponsor

Skënderbeu vijon punën për të zëvendësuar lojtarët e larguar dhe plani është që në datën 5 korrik, kur të nisë puna për sezonin e ri, trajneri i ri Orges Shehi të ketë një skuadër të kompletuar në dispozicion.

Pas largimit të sulmuesve Xhejms Adeniji e Ali Soue, Skënderbeu ka mbetur vetëm me Blerim Krasniqin në repartin ofensiv.

Megjithatë, klubi i ka gati lëvizjet për të kompletuar sulmin, sepse nga Trepça ’89 do të transferohet në Korçë Oto Xhon, i cili merr vendin e Adenijit, ndërsa pasuesi i Souesë pritet të jetë Xhofri Çinedu Çarls.

Our sponsor

Sulmuesi 20-vjeçar firmosi kontratë me Skënderbeun në fillim të vitit 2017 dhe shkoi në huazim për pak muaj te Besa e Kavajës, por realisht ka shpërthyer te Rabotniçki në Maqedoni, ku shënoi 11 gola në 28 ndeshje dhe dha një kontribut të madh për kualifikimin në Europa League.

Tani Çarls është duke u përgatitur me Rabotniçkin për ndeshjet në Europa League, por nëse Rabotniçki eliminohet ndaj Honvedit hungarez këtë muaj, do të bashkohet me Skënderbeun pa përfunduar muaji. Mundësia e vetme që Çarls të mos kthehet në Korçë është ndonjë ofertë e rëndësishme nga jashtë.

Artikulli paraprakShehi: Do luaja po të ishim në Champions, ju tregoj planin dhe premtimin për tifozët
Artikulli tjetërSkënderbeu do 700 mijë euro, dy “ujqërit” kanë oferta nga Kroacia dhe Zvicra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu