Erlis Frashëri, sipas asaj që raporton “SuperSport” është lojtar i Skënderbeut. Futbollisti kthehet pas 8 viteve në vendlindje. Lajm i rëndësishëm është edhe rinovimi i Radas dhe Muzakës, që kanë qenë emra të rëndësishëm të sezoneve të fundit në Korçë.
Janë ende në “ajër” Mici dhe Vangjeli. Një afrim tjetër i zyrtarizuar prej kohës është Oto Xhon. Bruno Lulaj është gjithashtu afruar prej kohësh, së bashku me Ardit Hoxhajn që u rikthye nga huazimi te Flamurtari. Puna pritet të nis më 5 korrik.