Ballina Kampionati Skenderbeu merr në mbrojtje Jashanicën, do apeloje në KAS

Skenderbeu merr në mbrojtje Jashanicën, do apeloje në KAS

150
0
Our Sponsor

Skënderbeu, në pritje të startit të përgatitjeve për sezonin e ri, nuk ka lënë pas dore as çështjen “Jashanica”. Dënimi i dhënë nga Komisioni i Antidopingut në UEFA e pezulloi mbrojtësin me 2 vite mospjesëmarrje në të gjitha kompeticionet e njohura prej këtij institucioni. Kjo e pengon lojtarin që të luajë, qoftë edhe në Kategorinë Superiore, duke i bërë një dëm realisht të madh kosovarit.

jashanica-1

Duhet thënë që para se të ndodhte kjo gjë, ai ishte në kulmin e karrierës, madje para se të merrej kjo masë, mund të shitej jashtë vendit. Gjithsesi, Bajram Jashanica nuk do të jetë i vetëm. Burime më shumë se të sigurta pranë klubit, konfirmojnë se ata kanë vendosur t’i qëndrojë pranë. Edhe pse i dënuar prej “qeverisë” europiane të futbollit për doping, drejtuesit kanë menduar që ta paguajnë rregullisht, duke respektuar edhe kushtet e përcaktuara në kontratë. Ky ka qenë akordi mes palëve që në momentin kur mbrojtësi rezultoi pozitiv për ndeshjen me Jang Bojsin.

Our sponsor

jashanica-pantazi-470x313

Por, kjo nuk është mbështetja e vetme që klubi po ofron ndaj kosovarit, i cili ka dhënë shumë për fanellën e Skënderbeut. Të njëjtat burime bëjnë me dije se klubi ka marrë përsipër që t’i shkojë deri në fund këtij rasti, duke e apeluar edhe në KAS. Veç çështjes së trukimeve që rrezikon dënimin 10-vjeçar të kampionëve të vendit, si edhe 1 milion euro gjobë, klubi do të ndjekë në instancat e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv edhe dënimin e Bajram Jashanicës. Angazhimi – Për të pasur një seriozitet më të madh në paraqitjen e dosjes së apelimit të dënimit për Jashanicën, bardhekuqtë do të kërkojnë asistencën e zyrës ligjore zvicerane “De Pfyfer”, e cila po merret edhe me çështjen e trukimeve.

Jashanica

Vetë presidenti Ardjan Takaj, sikundër raportojnë burimet pranë korçarëve, ka kërkuar nga e njëjta zyrë ligjore që të merren me dënimin e Jashanicës për të përgatitur dosjen përkatëse dhe më pas të depozitohet në KAS. Duket se në këtë rast, ndryshe nga dosja e dyshimeve për trukime, nuk do të kërkohet pafajësia, pasi është diçka e paarritshme, por do të mundohen të ulin pezullimin deri në 6 muaj. Për këtë arsye pritet që si përfaqësuesit ligjorë të mbrohen me faktin që Jashanica ishte i detyruar të përdorte substancën “predisolut”, si pasojë e një gjendjeje jo të mirë shëndetësore prej alergjisë akute. Në këto kushte, por edhe duke mos e ditur që kjo substancë ishte në listën e medikamenteve të ndaluara nga WADA, është lejuar që të luajë në ndeshjen në fjalë.

Artikulli paraprakZYRTARE/ Mesfushori i Skënderbeut firmos për tri vite në Greqi
Artikulli tjetërMici dhe Osmani, e ardhmja ende pezull

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu