Ballina Kampionati 6 minuta, 2 penallti, 3 gola. Skënderbeu mund Besën në “provën e...

6 minuta, 2 penallti, 3 gola. Skënderbeu mund Besën në “provën e SuperKupë

38
0
Our Sponsor

Skënderbeu ka mbyllur sot me fitoren 3-0 sfidën përballë Besës, në atë që cilësohej si prova e fundit e korçarëve para SuperKupës me Laçin. Por për të arritur këtë sukses, skuadrës së drejtuar nga trajneri Shehi i janë dashur të presë 6 minuta vrulli në pjesën e dytë të takimit ku është vendosur gjithçka.

Skënderbeu e nisi ndeshjen me një rreshtim që pritet t’i afrohet shumë atij që do të luajë nga minuta e parë kundër kurbinasve:Teqja, Abazi, Aliti, Sambou, Vangjeli, Bregu, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Krasniqi.

Our sponsor

Korçarët dominuan në lojë, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës deri në minutën e 53 të takimit, kur Dita shënoi pas asistit të Muzakës. Më pas, në minutat 57 dhe 59 ishin Krasniqi e Oto Xhon që fituan penallti për skuadrën korçare, të transformuara saktësisht nga Muzaka dhe Dita, me këtë të fundit që mbylli ndeshjen me një dygolësh.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, për skuadrën korçare u aktivizuan edhe Dajsinani, Vila, Lulaj, Mara, Gavazaj, Xhon, Ajzeraj, Pëllumbi e Nimaga.

Artikulli paraprakTransformimi i Skënderbeut, ja si do të jetë formacioni i Shehit për sezonin e ri
Artikulli tjetërVideo/ Goditja e radhës e Skënderbeut, vjen sulmuesi shtatlartë nga Franca

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu