Our Sponsor
Skënderbeu ka gjetur akordin dhe do firmosë me Oltion Rapën. 32 vjeçari nga Tepelena nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, teksa mbrojtësi më herët ka qenë pjesë e Maliqit, Luftëtarit apo edhe Butrintit.
Prej 2019 futbollisti ka qenë pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës, teksa pritet të prezantohet në Korçë. Të ndodhur në Kategorinë e Parë sezonin që vjen, bardhekuqtë e kanë nisur nga porta (Ruci) dhe tanimë po përforcojnë qendrën e mbrojtjes me lojtarin me përvojë.
Our sponsor
Gjithçka është e kryer dhe lojtari do jetë pjesë e bardhekuqve, që duket se do konfirmojnë edhe rikthimin e Memellit në stol.