Ballina Kampionati Trajneri Shehi merr një lajm të mirë, qëndron një nga titullarët më...

Trajneri Shehi merr një lajm të mirë, qëndron një nga titullarët më të rëndësishëm

101
0
Our Sponsor
  1. Nga Skënderbeu ka pasur disa largime titullarësh kohët e fundit, ndërkohë që drejtuesit dhe trajneri i ri, Orges Shehi, po bëjnë gati listën e lojtarëve, që do të jenë në stërvitje më 5 korrik, kur nis faza përgatitore.

Kjo listë ka mbetur “peng” i disa prej lojtarëve me më shumë përvojë të sezoneve të fundit, të cilët kanë qenë në dilemë, por njëri prej tyre e ka marrë vendimin. Gjergji Muzaka do të qëndrojë te Skënderbeu dhe ky lajm ka gëzuar jo vetëm trajnerin Shehi, por edhe tifozët korçarë.

Muzaka ishte një nga lojtarët më të mirë sezonin e fundit, kur u duke se rilindi, pasi u kthye në nivelin e tij më të mirë, duke shënuar gola vendimtarë për titullin kampion. Para tij ka konfirmuar qëndrimin Marko Radas dhe tani pritet përgjigja e Tefik Osmanit. Me këta tre senatorë, lojtarët nën kontratë dhe ata që do të kthehen nga huazimet, Skënderbeu ka sërish një grup të fortë.

Our sponsor
Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Nimaga drejt shitjes, klubi i Superligës turke i bën ofertë zyrtare Skënderbeut
Artikulli tjetërRadas flet nga Kroacia: Presim Babagjyshin, Shehi më llogarit kapiten te Skënderbeu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu