Ndërkohë që java e parë u sfumua mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e orës 20:00, tashmë të gjitha skuadrat do të fillojnë të mendojnë për javën e dytë, pasi vjen shpejt.
Janë zbuluar, ditët dhe oraret kur do të luhet java e dytë, teksa të dielën dhe të hënën do të jenë sërish dy ditët që do të luhen të 5 ndeshjet e javës së dytë.
Për të gjithë tifozët e Skënderbeut, bardhekuqtë do të luajnë të dielën në orën 20:00 te “Arena e Demave” në transfertën me Partizanin.
Në fakt, java e dytë do të nisë të dielën në orën 17:00 me ndeshjen e parë të javës Egnatia-Laçi për tja lënë në mbrëmje dy ndeshjeve të tjera. Në Shkodër do të luhet klasikja Vllaznia-Tirana dhe në të njëjtën orë në orën 20:00 Partizani do të presë Skënderbeun në shtëpi.
Ditën e hënë do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës, ku Bylisi do të presë Dinamon në Ballsh, takim që do të startojë në orën 17:00. Dita e hënë do të mbyllet me takimin e mbrëmjes të orës 20:00 në “Elbasan Arena”, ku vendasit do të presin Teutën.
Më poshtë sjellim ndeshjet e javës së dytë, oraret dhe datat:
JAVA E DYTË E SUPERLIGËS
E DIEL 25 GUSHT 2024
EGNATIA-LAÇI ORA 17:00
VLLAZNIA-TIRANA ORA 20:00
PARTIZANI-SKËNDERBEU ORA 20:00
E HËNË 26 GUSHT 2024
BYLIS-DINAMO ORA 17:00
ELBASANI – TEUTA ORA 20:00











