Ballina Lajme Incident mes Skënder Gegës dhe Enea Jorgjit, trajneri nuk përmbahet: Ti je...

Incident mes Skënder Gegës dhe Enea Jorgjit, trajneri nuk përmbahet: Ti je një ordiner dhe kaq

264
0
Our Sponsor

Skënder Gega nuk e ka përmbajtur dot veten sot pas përfundimit të ndeshjes ë ndeshjes mes Skënderbeut edhe Dinamos. Trajneri i korçarëve ka akuzuar gjyqtarin Enea Jorgji për gjykimin në në këtë sfidë dhe takimet e mëparshme të ekipit të tij ndërsa gjatë intervistës për “SuperSport” ndodhi një incident i vogël mes të dyve.

Gega po komentonte një penallti që nuk u dha në favor të ekipit të tij gjatë kësaj sfide. “Tregojani Enea Jorgjit”, iu drejtua ai gazetarit të “SuperSport” ndërsa po e pyetnin për këtë rast. Në atë moment, pikërisht aty pranë kaloi gjyqtari Jorgji, i cili tha diçka në adresë të trajnerit.

Our sponsor

“Ti je një ordiner dhe kaq”, ishin fjalët e Gegës drejtuar gjyqtarit ndërkombëtar i cili po largohej në ato çaste nga stadiumi i Kamzës ku ishte luajtur ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut.

Artikulli paraprak“Nuk do doja kurrë të isha pjesë e këtij mizerabiliteti”, Gega shpërthen kundër Jorgjit: Fundos një qytet, bën dush e shkon në shtëpi
Artikulli tjetërGoli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet Lilaj: Dita më e keqe e karrierës, nuk e di kush i tha trajnerit për të gjuajtur unë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu